VARSHAVË, 11 shkurt /ATSH-AFP/ – Autoritetet norvegjeze e shpallën ”të padëshirueshëm” konsullin polak në Oslo, njoftoi sot Ministria polake e Punëve të Jashtme, duke njoftuar se do të ketë një reagim të menjëhershëm reciprok.
‘’Autoritetet norvegjeze e shpallën konsullin, Slawomir Kowalski persona non grata dhe ushtrimi i funksioneve të tij ishte bërë i pamundur’’, njoftoi në ‘’Twitter’’ zëvendësministri polak, Szymon Szynkowski vel Sek.
Sipas zëdhënëses së Ministrisë norvegjeze të Punëve të Jashtme, Kristin Ernstad qëndrimi i konsullit polak nuk ishte në përputhje me rolin dhe statusin e tij të diplomatit.
Kowalski ishte shumë i përfshirë në dosjet e fëmijëve polakë që i ishin besuar institucioneve norvegjeze, pasi ishin marrë nga familjet e tyre polake me banim në Norvegji për keqtrajtim.
Shërbimet sociale norvegjeze kritikohen rregullisht në Norvegji dhe jashtë vendit për një praktikë të cilësuar e ngurtë pasi nuk bëjnë lëshime në këtë fushë, ndërkohë që ky lloj vendimi prek shpesh familjet me origjinë të huaj./ /v.b/