SOFT NEWS – Në moshën 97 vjeç, princi Filip heq dorë…nga leja e drejtimit

LONDËR, 10 shkurt /ATSH-AFP/ – Princi Filip, 97 vjeç, bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeta II vendosi të heqë dorë nga leja e drejtimit të mjetit pas përfshirjes në një aksident rrugor, me një person të plagosur në fund të janarit, njoftoi të shtunën Pallati Buckingham në një deklaratë të shkurtër.

‘’Pasi një vendimi të mirë menduar, Duka i Edimburgut pranoi të heqë dorë me vullnet të plotë nga patenta’’, sqaron pallati.

Aksidenti u regjistrua më 17 janar pranë rezidencës mbretërore në Sandringham, vendi ku Elisabeta dhe Filipi kalojnë pjesën më të madhe të dimrit. Makina e fuqishme ‘’Land Rover Freelander’’ që drejtonte princi ndërsa po dilte nga një rrugicë e pronës mbretërore për t’u futur në rrugë u përplas me një makinë të markës ‘’Kia’’.

Princi për fat të mirë nuk pati lëndime nga aksidenti. Drejtuesja e Kia-s u plagos në gju, ndërsa pasagjerja e cila udhëtonte me të Emma Fairweather pati thyerje të krahut, dhe foshnja në pjesën e pasme nuk u lëndua. Fairweather u ankua javën e kaluar në ‘’Sunday Mirror’’ se nuk i ishte kërkuar as ndjesë nga ana e princit./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.