Programi “100 fshatrat”, energjizim i Shqipërisë rurale

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ – Në prezantimin e programit “100 fshatrat”, Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në fshatin Tushemisht të Pogradecit, duke ndarë me të pranishmit detaje nga ky program.

Në fjalën e tij kreu i Qeverisë theksoi se programi i “100 fshatrave” ka kthyer vëmendjen e duhur te fshatrat shqiptare, duke e cilësuar atë jo si një program të thjeshtë, por si një program energjizimi i të gjitha atyre pikave dhe komponentëve që e bëjnë të veçantë fshatin shqiptar.

“Ajo që është e rëndësishme që të kuptohet, është që ky nuk është një program i zakonshëm. Së dyti, nuk është një program i ndërtimit të rrugëve rurale, por është një program energjizimi i të gjitha atyre pikave dhe komponentëve që e bëjnë të veçantë fshatin shqiptar dhe që përkthejnë ambicien tonë për të pasur një zhvillim turistik të në Shqipërinë rurale në destinacione konkrete të eksplorimit në shumë dimensione të organizmit shumë të pasur të Shqipërisë”, – theksoi Rama.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.