Policia shpall në kërkim autorin e vrasjes në Pukë, ngjarja aksidentale

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/- Policia e Shkodrës, Komisariati Pukë ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e vrasjes së ndodhur të premten në mbrëmje në fshatin Vrrithë, Pukë në afërsi të Hidrocentralit. Sipas hetimeve të policisë rezulton se ngjarja ka qenë aksidentale.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se autori i dyshuar është shtetasi E.D. 25 vjec, koleg pune me viktimën. Dyshohet se aksidentalisht ai ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë shtetasin P.B. ne prani të disa punonjësve të tjerë, qe po pushonin në të njëjtin ambient. Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar. Policia po punon për kapjen e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë orën 20:25,  në fshatin Vrrithë, Pukë në afërsi të Hidrocentralit. j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.