FOTO/ Fier, “Komunikim Arketipal”, mes ngjyrave dhe dimensioneve

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ – “Komunikim Arketipal”, ekspozita e autorit Shpëtim Hoxha, tërhoqi mbrëmjen e djeshme vëmendjen e artëdashësve të shumtë në Galerinë e Arteve “Vilson Kilica” Fier.

Në këtë ekspozitë, Hoxha, paraqet punët e tij më të mira, ku u ndërthurën bukur tematikat, ngjyrat, teknikat dhe dimensionet

Për vetë pikorin Shpëtim Hoxha, kjo ekspozitë do të thotë shumë, e për më tepër, kur punët e tij vlerësohen nga syri i kritikës më të mirë, siç është publiku.

Galeria e Arteve “Vilson Kilica” është tashmë vatra më e ngrohtë e gjithë artistëve, jo vetëm nga Fieri, por edhe më gjerë. Kjo ekspozitë shënon një tjetër vlerë të shtuar të kësaj galerie, e cila ka radhitur një mori aktivitetesh dhe paraqitjesh të nivelit ndërkombëtar. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.