BRUKSEL – BE-ja pranon kompromisin franko-gjerman për të drejtën e autorit

BRUKSEL, 9 shkurt /ATSH-AFP/ – Një shumicë e shteteve të BE-së pranuan të premten në mbrëmje kompromisin franko-gjerman mbi reformën e diskutueshme europiane të së drejtës së autorit, raporton media nga burime europiane që përputhen.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian i ngarkuar për tregun dixhital, Andrus Ansip përshëndeti marrëveshjen.

‘’I kënaqur që shtetet e BE-së edhe një herë shprehën një zë të përbashkët për reformën e të drejtës së autorit. Shpresoj për një marrëveshje përfundimtare javën e ardhshme. Europianët meritojnë rregulla për të drejtën e autorit të miratuara në periudhën dixhitale. Kjo është pozitive si për krijuesit, platformat dhe përdoruesit e rregullt të interneti’’, deklaroi ai një mesazh në profilin e tij në ”Twitter”./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.