Maduro: Venezuela nuk toleron ”show-n” e ndihmës sipërfaqësore humanitare

KARAKAS, 8 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u shpreh se do të pengonte ”show-n” e ndihmës humanitare, referuar ushqimit dhe medikamenteve që kanë nisur të mbërrijnë në Kolumbi, në kufirin e shtetit të pasur me burime nafte.

‘’Venezuela nuk do të tolerojë show-n e të ashtuquajturës ndihmë humanitare, pasi ne nuk jemi lypës të askujt’’, deklaroi kreu i shtetit në një konferencë shtypi./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.