Vetingu, më 8 shkurt seancë dëgjimore me këshilltaren ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese

TIRANË, 7 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Elsa Toska, këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese do të kalojë në sitën e Vetingut më 8 shkurt, ku do të përballet me tre kriteret e vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë, etikën profesionale dhe pastrërtinë e figurës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur kalendarin e Vetingut, ku do të zhvillojë të premten në orën 9:00 një seancë dëgjimore me Elsa Toskën.

Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka caktuar dhe trupën gjykuese të kësaj seance që përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.