Punimet për tregun agroushqimor, stakime energjie në rajonin e Elbasanit

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Operatori i Sistemit të Transmetimit të energjisë njoftoi sot se si masë e sigurimit teknik për punime civile ndërtimore për tregun agroushqimor, ditën e nesërme nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të stakohen dhe tokëzohen linja Elbasan – Kusarth dhe linja Fibër-Kusarth.

Nga veprimet operative në rrjetin e sistemit të transmetimit, do të mbeten pa energji elektrike disa  zona në Rrethin e Elbasanit në datë 8 shkurt nga ora a 08:00 deri në orën 11:00. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.