Kolegji i Apelimit konfirmon shkarkimin e gjyqtarit Shkëlzen Selimi

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi unanimisht nga detyra ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, duke lënë në fuqi vendimin për largimin e tij nga drejtësia dhënë gjatë verës nga Komisioni i Pavarur i Kualfikimit (KPK).

Vendimi u deklarua nga trupa e shkallës së dytë të Vetingut me kryesues Sokol Çomon, relatore Ina Rama dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.

Shkëlzen Selimi nuk u konfirmua nga KPK për kriterin e papërshtatshmërisë së figurës. Nga gjetjet e KPK-së, ish-gjyqtari i lartë rezultoi se kishte njohje me individë të krimit të organizuar dhe për pasojë ishte i ndikueshëm.

Shkëlzen Selimi është gjyqtari i dhjetë që del përfundimisht nga radhët e Drejtësisë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.