UASHINGTON, 6 shkurt /ATSH-AFP/ – Djaloshi Joshua Trump, i cili kishte rënë pre e ngacmimeve për disa muaj me radhë nga bashkëmoshatarët e tij për shkak të mbiemrit që mban, përpara se të ftohej në Uashington nga Melania Trump, nuk mundi të qëndrojë gjatë i vëmendshëm në fjalimin drejtuar kombit, por e zuri gjumi në Dhomën e Përfaqësuesve.
Melania Trump e cilësoi djaloshin një simbol të luftës kundër ngacmimeve. Joshua Albert Trump, 11 vjeç kishte rënë pre e ngacmimeve për muaj me radhë dhe ofendimeve në shkollë në Shtetin e Delaware për shkak të mbiemrit që mbante, ndonëse nuk kishte asnjë lidhje familjare me presidentin.
Të martën në mbrëmje, ai ishte pjesë e të ftuarve të Zonjës së Parë në Kongresin amerikan në Uashington për fjalimin solemn të Donald Trump për situatën e kombit.
Në formë respekti rezervuar personazheve më të të rëndësishëm të shoqërisë civile amerikane, i ishte dhënë edhe kjo ftesë Joshuas së vogël, por kjo nuk e pengoi aspak atë të merrte një sy gjumë në mes të sallës, sikurse e fiksuan kamerat dhe fotografët./ /v.b/