Pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale fund bojkotit, rikthehen në auditore

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ – Pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë vendosur t’i japin fund bojkotit duke iu kthyer auditoreve.

Lajmi është bërë i ditur nga dekani i këtij fakulteti, Edmond Rapti, ku në një prononcim për mediet tha se që nga dita e nesërme rikthehet normaliteti në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Asambleja e këtij Fakulteti vendosi ndërprerjen e grevës 3-ditore nga ana e pegadogëve. Nga nesër pedagogët nuk janë në grevë, janë në proces mësimi”, deklaroi Rapti.

z.tosku /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.