OSHEE: Ndërprerje e pjesshme e energjisë në zonën “Kodrës së Diellit”

TIRANË, 6 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e energjisë elektrike në kryeqytet se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në zonën e “Kodrës së Diellit”.

OSHEE sqaron se stakimi i energjisë do jetë i pjesshëm dhe shkak është investimi në nënstacionin e Selitës.

“Për shkak të punimeve për instalimin e rrjetit 20 kV në kabinën “Agi Kons” që furnizohet nga fideri 330, i nënstacionit Selitë, deri në orën 14:00 do të stakohet energjia elektrike në zonën e “Kodrës së Diellit” pjesërisht”, sqaron OSHEE. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.