Guardiola: Shkurti, muaji më i vështirë për “Manchester City”

TIRANË, 6 shkurt ATSH/ – Guardiola tregon vështirësitë tek “Manchester City”.
Pep Guardiola beson se lojtarët e skuadrës së tij janë të gatshëm për muajin shkurt, të cilin spanjolli e vlerëson si një muaj të tmerrshëm për shkak të shumë ndeshjeve.

“Kur isha jashtë Anglisë, të gjithë flisnin për dhjetorin dhe “Boxing Day”, gjëra të tilla.
Pas “Boxing Day”, unë pashë kalendarin dhe thashë me vete: “Kjo është edhe më keq”, dhe kjo është e vërteta”, ka thënë Guardiola.

“Nëse ke humbur ndonjë objektiv, atëherë e ke më të lehtë. Por, nëse je ende në të gjithë objektivat, atëherë shkurti është më e vështirë. Ky është një muaj i tmerrshëm, çdo ndeshje është si finale dhe ne vetëm duhet të presim”, përfundoi Guardiola.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.