Agjencia Telegrafike Shqiptare

RUMANI – Të paktën 87 të vdekur nga virusi i gripit A

BUKURESHT, 6 shkurt /ATSH-AGERPRES/ – Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (INSP) tha sot se pesë persona të tjerë vdiqën nga gripi, dhe numri i të vdekurve të kësaj sëmundje arrin në 87.

Katër nga pesë personat që vdiqën nga virusi i gripit A ishin në kushte jo të mira mjekësore.

Personat janë dy burra, një i moshës 29 vjeç dhe tjetri 45 vjeç dhe një grua 41-vjeçare, të gjithë të pavaksinuar.

Të martën në mbrëmje, INSP informoi për dy gra të tjera, që cilat vdiqën nga gripi, një në moshë 71-vjeçare dhe tjera 57 vjeçe, edhe ato të pavaksinuara./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version