Balla: Artisti i SHQUP-it nuk ka turp të premtojë çdo gjë

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ – Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, i cilësoi deklaratat e kryetarit të opozitës Lulzim Basha se do të ulë çmimin e energjisë 300 lekë për litër, si shpikje.

“Artisti i SHQUP-it nuk ka turp të premtojë çdo gjë. Por kjo shpikja që do ulë edhe çmimin e energjisë elektrike 300 lekë për litër, nuk ishte dëgjuar. Siklet i madh të ka zënë Lulzim, nga njëra anë kryetari de facto i PD dhe nga ana tjetër kryetari alternativ i opozitës”, thekson Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, u shpreh se “vetëm nga sikleti i lëshon edhe këto, se ty s’ta vë re njeri edhe po ia fute kot. Nejse, sa pa të zënë gjumi, nesër kemi Kuvend. Ora 10:00”.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.