ANKARA – Erdogan: Besoj në zgjidhjen e të gjitha çështjeve me Greqinë

ANKARA, 6 shkurt /ATSH-AA/-  Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shprehu besimin se të gjitha çështjet midis vendit të tij dhe Greqisë mund të zgjidheshin paqësisht.

“Besoj se të gjitha çështjet midis Turqisë dhe Greqisë mund të zgjidhen mbi bazat e drejtësisë dhe në mënyrë paqësore”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me kryeministrin grek, Aleksis Cipras.

Duke folur në lidhje me ish-ushtarakët puçistë turq të arratisur në Greqi pas tentativës për grusht shteti në Turqi dhe refuzimin e gjykatës greke për ekstradimin e tyre dhe personave të dyshuarve të tjerë të kërkuar nga Turqia, Erdogan tha vendi i tij pret që shteti grek të mos bëhet vend i sigurt për pjesëtarët e organizatave terroriste.

“Pritja e Turqisë nga Greqia është të mos shndërrohet në vend të sigurt për anëtarët e organizatave terroriste FETO, PKK dhe DHKP-C”, tha Erdogan.

Nga ana tjetër, kryeministri i Greqisë, Cipras tha se vendi i tij nuk dëshiron të dënohet për problemet rajonale dhe dëshiron të zgjidhë çështjet me Turqinë përmes dialogut.

“Ramë dakord me Turqinë ta avancojmë bashkëpunimin në lidhje me çështjet e sigurisë”, tha Cipras.

Ai theksoi se Turqia dhe Greqia konfirmuan se pajtohen të ulin tensionet në Egje dhe të marrin masa për rritjen e besimit.

I pyetur në lidhje për mosekstradimin e puçistëve përkundër marrëveshjes për ekstradim midis dy vendeve, Cipras deklaroi se refuzimi për ekstradimin e tyre është vendim i gjykatës greke./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.