LONDËR – May pritet në Bruksel për takime me Juncker, Barnier dhe Tusk

LONDËR, 5 shkurt /ATSH-AFP/ – Kryeministrja britanike, Theresa May do të takohet të enjten me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në Bruksel si dhe presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen e Brexit, njoftuan sot zëdhënësit e Komisionit dhe të Downing Street.

‘’Ndërsa qëndrimi i Komisionit është i qartë, ne mbetemi në pritje se çfarë ka për të na thënë kryeministrja’’, deklaroi zëdhënësi i Komisionit, Margaritis Schinas gjatë konferencës së përditshme për shtyp.

Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier do të jetë i pranishëm në takimin me Juncker, sqaron Brukseli.

Nga ana e tij, zëdhënësi i May në një prononcim të shkurtër për mediat u shpreh se kryeministrja britanike do të informonte presidentin e Komisionit Europian për diskutimet që po mbahen në Britaninë e Madhe dhe të shihet mundësia sesi mund të ecet përpara./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.