BRUKSEL – BE: Presim me padurim May në takimin e radhës

BRUKSEL, 5 shkurt /ATSH-ANSA/- Kryeministrja britanike, Theresa May do të pritet në Bruksel nga presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, njoftoi zëdhënësi i Komisionit Europian, Margaritis Schinas.

”Qëndrimi ynë për çështjen Brexit është dhe ka qenë gjithmonë i qartë. Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker dhe kryeministrja britanike Theresa May janë në kontakt të vazhdueshëm”, shtoi Schinas.

‘’Ne presim me padurim të dimë se çfarë mund të na thotë May në takimin e ditës së enjtes’’, theksoi  zëdhënësi./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.