Bormio, ish-refugjati kthehet në Shqipëri dhe hap një klinikë

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ – Mbërriti në Itali në marsin e largët të vitit 1991, në një nga zbarkimet e para të njerëzve të dëshpëruar në brigjet e gadishullit Apenin, dhe u shndërrua në një nga ata për të cilët flitet ende sot e gjithë ditën.

Pas ndihmës së marrë në gadishullin italian dhe përvojës së fituar të punës, u kthye në shtëpi dhe krijoi kompaninë e tij “Viaggiare & Sorridere”, që merret me asistencën e kujdesit dentar dhe estetikës, me çmime shumë më të ulëta krahasuar me ato të vendit që e mirëpriti dhe pjesës tjetër të Europës. Tani, është ai personi që i jep punë shumë të diplomuarve italianë.

Quhet Dritan Gremi, shqiptari i cili zbarkoi në Pulja me një peshkarexhë, në moshë të mitur dhe tani, 42 vjeç, pasi kaloi një pjesë kohe në provincën e Brindizit, filloi punë një restorant.

Një sakrificë e madhe duke punuar 15-16 orë në ditë nëpër hotelet e bregdetit të Adriatikut dhe duke kultivuar pasionin për kuzhinën.

“Një rrugë që  me ka çuar për të punuar në Rimini, Riccione, liqenin e Gardas, Val di Fassa, Cortina d’Ampeco, derisa mbërrita në ‘Grand Hotel Bagni Nuovi Valdidentro’, Alta Valtellina, ku pronari, Andrea Quadrio Curzio më ndihmoi aq shumë në rritjen time profesionale saqë në ato vite më besoi përgjegjësinë e restorantit të Bagni Vechi”, thotë Dritan Gremi.

Në Bormio (provincë e Sondrios), Dritani takoi Sonia Lanfranchi, e cila më vonë u bë bashkëshortja e tij, dhe e konsideron Valtellinan si shtëpinë e tij të dytë. Dhe nga këtu, sot, shumë persona nga Valtellina i bashkohen atij dhe ekipit të tij të ekspertëve dentarë dhe kirurgëve kozmetikë në qendrën e tij moderne në Shqipëri.

“Procedurat kozmetike dhe dentare kryhen në përputhje me protokollet dentare ndërkombëtare duke përdorur materialet e cilësisë më të lartë’’, shpjegon Gremi.

Shpenzimet janë rreth 60% më pak në krahasim me vendet europiane.

“Kënaqësia më e madhe është fakti se, në sajë të profesionalizmit të dentistëve tanë, klientët na dërgojnë nga ana tjetër, miqtë dhe familjarët e tyre si klientë. Klinika jonë është e pajisur me aparaturat nga më të fundit të prodhuara në Gjermani, Suedi dhe Itali për implantet, kurorat dhe protezat e gjeneratës më të fundit. Ato kanë një garanci të rregullt europiane certifikimi’’, thotë Dritani.

Tek kostot e pacientëve, të cilët vijnë nga e gjithë Lombardia dhe jo vetëm, pasi na kontaktojnë në numrin pa pagesë 800 976 555 për të organizuar udhëtimin dhe për të na kërkuar informacion, nga e gjithë Europa, përfshijmë transferimin nga aeroporti (vajtje-ardhje), strehimin në hotel me tre yje si dhe shoqërues që njohin italishten, anglishten dhe frëngjishten. Për kohën e lirë ofrohen gjithashtu guida turistike në vendet më të bukura të Shqipërisë, që ka peizazhe, histori dhe kulturë fantastike dhe që ende nuk është sulmuar nga turizmi masiv.

Kryeqyteti, Tirana, në sajë të administrimit të kujdesshëm, ka arritur vitet e fundit kulmin e tij duke u bërë një kryeqytet për t’u patur zili, me një siguri për t’u pasur zili, siç e certifikon edhe raporti i Study of European Social Survey”, që e ka klasifikuar “si të nëntin më të sigurtë në botë”.

Gjatë muajve të fundit “Viaggiare & Sorridere” ka vendosur të aktivizohet në një iniciativë që ofron mjekim falas të kujdesit parësor për personat në nevojë.

“Shëndeti është një e drejtë themelore’’, thekson themeluesi Gremi, i cili shton se mes më shumë se 50 punonjësve të diplomuar në universitetet më të mira europiane dhe amerikane, ka gjithashtu edhe disa italianë.

“Të gjithë kemi të drejtën e një jete dinjitoze dhe kemi për detyrë të ndihmojmë ata që janë në vështirësi për t’ua bërë jetën më të lehtë”, përfundon Gremi. /os/ a.jor/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.