ABU DABI – Papa Françesku mban një meshë në prani të mijëra besimtarëve

ABU DABI, 5 shkurt /ATSH-AFP/ –  Papa Françesku mbërriti sot në Abu Dabi, ku para pak minutash filloi një meshë, në prani të mijëra besimtarëve, të cilët ishin mbledhur në një stadium.

Papa Françesku parakaloi mbi bordin e një makine të zbuluar duke përshëndetur organizatorët si edhe 170 000 personat e entuziazmuar brenda dhe jashtë stadiumit ku po zhvillohet mesha./ /xhm/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.