Parashikimi i motit, 4 shkurt 2019

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ – Gjatë kësaj moti ka qenë sot kryesisht me diell por edhe alternime vranësirash kalimtare. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thekson se kjo fundjavë u shoqërua me erëra intensive dhe me rrahje me drejtim Jug jo vetëm përgjatë vijës bregdetare por edhe zonat urbane duke arritur shpejtësinë deri në 25 m/s në qytetin e Sarandës.

Kjo erë për shkak të masave ajrore me origjinë nga shkretëtira e Saharasë-së si dhe intensitetin e lartë është shoqëruar edhe me sasi të larta pluhuri dhe rëre. Sa i përket fushës termike temperaturat sot në vlerat maksimale u regjistruan nga 18-19°C në zonat malore deri edhe në 23-24°C në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.

Për orët në vazhdim pritet shtimi gradual i vranësirave deri në të dendura në të gjithë territorin. Përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirën perëndimore, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Në qarkun e Shkodrës lokalisht dhe hera herës, reshjet do të jenë me intensitet deri edhe të lartë në formën e rrebesheve. Me ardhjen e reshjeve është era ajo e cila do të humbas intensitet 1-10 m/s duke mos përbërë me problem. Duke u akumular një sasi e madhe pluhuri dhe rëre reshjet që do të bien sot do të jenë ajo që në gjuhën e meteorologjisë njihet si “shi i kuq” ose në gjuhën popullore “shi me baltë”./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.