FOTO/ Rruga e Kombit, punime intensive për veprat e munguara të artit

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ – Në Rrugën e Kombit po vijojnë punimet intensive për veprat e munguara të artit në këtë rrugë.

Përfundimi i këtyre urave do mundësojë lidhje të shpejtë mes Kukësit dhe Tiranës dhe Shqipërisë me Kosovën.

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjes me disa fotografi të publikuara nga ecuria e punimeve në këtë rrugë.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga një prej kantiereve ku punohet për veprat e munguara të artit në Rrugën e papërfunduar të Kombit, ju uroj një javë të mbarë”, theksoi Rama.

Qeveria shqiptare po investon për të përfunduar urat dhe pjesë të rrugës të lëna përgjysëm, me qëllim që ta përfundojmë këtë segment rrugor, ashtu siç duhet, brenda të gjitha standardeve të duhura. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.