TIRANË, 4 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se po kërcënon studentët me humbjen e vitit shkollor.
Lideri i opozitës siguron studentët se nuk do të humbin vitin akademik dhe se kauza e tyre është e drejtë dhe opozita i mbështet ato.
“I kapur nga paniku Rama kërcënon studentët me humbjen e vitit shkollor. Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë”, duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. “Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta më 16 shkurt“, shprehet Basha. /a.g/
