FA zhvillojnë stërvitje të përbashkët me njësinë “SEAL” amerikane

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ – Forcat Speciale Ushtarake Shqiptare zhvilluan një stërvitje të përbashkët luftimi me skuadrën amerikane “SEAL” (ekipin e detit, ajrit dhe tokës) të Flotës së Shteteve të Bashkuara.

Kjo stërvitje 2 javore shërbeu si një trajnim për forcat shqiptare përpara nisjes së tyre në Afganistan, si pjesë e misionit të NATO-s.

Veprimet luftarake të stimuluara u zhvilluan në bazën e Forcave Speciale dhe Komando, në rrethinat e Tiranës.

Njoftimin për këtë stërvitje të përbashkët të forcave të armatosura shqiptare dhe atyre amerikane, e bëri publik Ambasada e Shteteve të Bashkuar në Tiranë. /o.l/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.