TIRANË, 2 shkurt /ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor bën të ditur se procedura e re për dhënien e targave të provës i jep fund burokracive.
Risitë që përfshinë ky proces nisin me librin që zbardh lëvizjen me targë prove, me parimin kush lëviz më pak paguan më pak, aplikimin online në sistem, rritjen e numrit të targave të provës sipas nivelit të aktivitetit, llojit të licencës në 1, 2 deri në 5 targa për subjekt. Procedura e re i jep fund evazivitetit dhe abuzimit, nga tani beso- kontrollo si dhe zgjidh dilemën tarifës së TPL
“Përmes këtyre ndryshimeve, synohet lehtësimi i kontrollit nga Policia Rrugore dhe nga Task Forca e Transportit Rrugor, si dhe zgjidhet problemi i vjetër i autorizimit të kufizuar vjetor duke e bërë automatikisht të rinovueshme të drejtën e përdorimit me blerjen e Librit të Lëvizjes”, bën të ditur DPTRR. e.xh/j.p/
