20 milionë euro për mbështetjen e fermerëve në bujqësi e agroturizëm

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/- Qeveria është drejt disbursimit të plotë të fondit prej 20 milionë euro që financon fermerët në 54 masa mbështetëse për bujqësisë, agrobiznesin dhe agroturizmin.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) bën të ditur se, ky është financim që i adresohet fermerëve në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes për sektorin e Bujqësisë gjatë vitit 2018, dhe niveli i shpërndarjes tek fermerët fitues është shumë i lartë.

Janë mbi 4 mijë fermerë që kanë përfituar mbështetje financiare për investimet që kanë ndërmarrë në prodhim bujqësor, ferma blegtorale, agropëpunim, bletari, peshkim, sera, etj. e.xh/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.