TASHKENT – Uzbekistani heq sistemin e vizave për 45 shtete

TASHKENT, 1 shkurt /ATSH-AFP/ – Shtetasit e 45 vendeve, shumica europiane nga sot nuk kanë nevojë të pajisen me vizë për të udhëtuar në Uzbekistan, njoftuan autoritetet e këtij shteti në Azinë Qendrore, që shpreson të zhvillojë turizmin pas disa vitesh izolim.

Në mesin e shteteve që përfitojnë nga heqja e vizave, që mbulon qëndrimet më pak se 30 ditë renditen thuajse të gjitha shtetet europiane, Argjentina, Kili, Australia dhe Kanadaja.

Francezët dhe gjermanët ishin të parët shtetas të Bashkimit Europian që përfituan këtë të drejtë, respektivisht në tetor dhe në fillim të janarit, me heqjen e sistemit të vizave për qëndrimet afatshkurtra në këtë ish-republikë sovjetike.

Pas dekadash në izolim, Uzbekistani kërkon të përmirësojë marrëdhëniet me Perëndimin për të tërhequr investime./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.