Rama-opozitës: Kontribuoni për reformën zgjedhore

TIRANË, 31 janar/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje sot opozitës që të kontribuojë për reformën zgjedhore.

“Lërini historitë me protesta dhe hajdeni të kontribuoni për reformën zgjedhore dhe mblidhni rripat për humbjen e qershorit. Jua kam premtuar se në qershor, jo që nuk do të merrni asnjë nga bashkitë që keni, por do të dorëzoni minimalisht bashkinë e Kukësit, sepse atë do ta drejtojmë ne”, tha Rama nga salla e Kuvendit.

Kryeministri garantoi se “do ta bëjmë Kukësin me aeroport, me stadium dhe me shumëçka tjetër që ju nuk bëtë në Kukës”. “E gjetët Kukësin me flamur dhe e latë me shkop dhe këtu sollët Flamurin”, tha Rama. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.