Plane vendore për shërbime sociale në ndihmë të komunitetit

TIRANË, 31 janar /ATSH/ – Përfaqësues të qeverisjes qendrore dhe të 5 bashkive: Fier, Ura Vajgurore, Bulqizë, Përmet e Pogradec u mblodhën sot në Tiranë për t’u konsultuar mbi planet lokale që parashikojnë masa për ngritjen dhe funksionimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror.

Temat e diskutimit u fokusuan në mundësitë e financimit të tyre nga buxheti qendror, ai lokal dhe donatorë, përmes Fondit Social. Këto masa që targetojnë familjet dhe individët në nevojë, kontribuojnë në përfshirjen sociale të tyre, në mënyrë që askush të mos mbetet pas.

Qeveria shqiptare në bashkëpunim me donatorët po ndërmarrin projekte konkrete për mbështetjen sociale të komuniteteve në nevojë.

Në këtë kuadër, takimet po organizohen nga PNUD nën logon “Ndihmë për Fëmijët” të  Programit “Askush të mos mbetet pas” i zbatuar nga UNDP dhe agjenci të tjera të OKB-së  financuar nga Qeveria zvicerane.

/e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.