ITALI – Vendi në recesion që nga fundi i vitit 2018

ROMË, 31 janar /ATSH-AFP/ – Italia ka hyrë në recesion në fund të 2018, pasi PBB-ja shënoi rënie për të dytin tremujor radhazi, ndikuar nga ngadalësimi i ekonomisë europiane dhe tensionet tregtare ndërkombëtare.

Produkti i Brendshëm Bruto shënoi një rënie prej 0,2% në tremujorin e katërt pas një rënieje prej 0,1% në tremujorin e tretë, njoftoi sot Instat (Instituti kombëtar i statistikave).

Një recesion teknik karakterizohet nga dy tremujorë të njëpasnjëshëm me rënie të PBB-së.

Kryeministri Giuseppe Conte njoftoi të mërkurën se priste një tkurrje të mëtejshme të ekonomisë në tremujorin e katërt, por u shpreh besimplotë në faktin që ekonomia do të rimëkëmbej në gjashtëmujorin e dytë 2019.

Në gjithë harkun kohor të 2018, rritja ekonomike kapi vlerën e 0,8%. Rënia u shënua në tremujorin e tretë pas 14 tremujorësh të njëpasnjëshëm me rënie minimale.

Rritja ekonomike italiane u ndikua nga ngadalësimi i ekonomisë europiane, kryesisht asaj gjermane, tensionet tregtare midis Kinës dhe SHBA-së dhe maturisë së kompanive italiane që kanë tendencë në këtë kontekst për të investuar më pak./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.