MJEKËSI – Ekspozimi i plumbit në fëmijëri shkakton çrregullime psikike

ZELANDË E RE, 30 janar /ATSH-ANSA/ – Ekspozimi ndaj plumbit (si komponent kimik) gjatë fëmijërisë mund të ketë efekte negative në shëndetin mendor në moshë madhore.

Sa më i lartë niveli metalik në gjakun e një djaloshi 11-vjeçar, aq më shumë ka të ngjarë të tregojë shenja të sëmundjeve mendore dhe tipare komplekse të personalitetit në  moshën 40-vjeçare, sipas një studimi të ‘’Duke University botuar në ”JAMA Psychiatry”.

Efektet e plumbit mund të zgjasin për një kohë mjaft të gjatë, në këtë rast tre deri në katër dekada.

”Ekspozimi ndaj plumbit mund të dëmtojë shëndetin mendor të njerëzve të cilët tani janë 40 apo 50 vjeç,” tha Jonathan Schaefer , bashkautor i studimit.

Nivelet e plumbit në gjak janë studiuar dhe më pas janë vërejtur çrregullime të mëdha psikiatrike disa vjet më vonë.

Sot, ekspozimet ndaj niveleve të larta të plumbit janë më të rralla dhe shumica janë gjetur te fëmijët që jetojnë në ndërtesa të vjetra./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.