Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOTO/ Tërbuf, transformimi i qendrës për banorët

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Nga një parkim i rëndomtë makinash në një qendër të denjë për banorët.

Ky është transformimi që ka ndodhur në Çermë Sektor në njësinë administrative Tërbuf, falë investimeve të bashkisë Divjakë.

Për herë të parë kjo njësi vendore është bërë me një qendër të denjë, një shesh i ndërtuar sipas të gjitha standardeve infrastrukturore.

Bashkia Divjakë ka investuar dhe punuar për të shndërruar një qendër e cila funksiononte si një parkim i rëndomtë makinash, në një shesh të bukur, i cili përveçse do t’i ndryshojë imazhin kësaj zone do t’i shërbejë komunitetit për të kaluar kohën e lirë.

Sheshi është bërë me të gjithë elementët e nevojshëm duke filluar nga kanalizimet për kullimin e ujit, stolat, pemët, ndriçimi, i cili tashmë është funksional dhe ndriçon të gjithë qendrën.

“Ne shpresojmë që të ndriçojë edhe mendjet e atyre që akoma nuk arrijnë të shohin që ne punojmë për t’i shërbyer taksapaguesve dhe i mbajmë premtimet, prandaj duam që të vlerësohemi për çfarë kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë”, u shpreh kryetari i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version