Fier/ Kapet 41-vjeçari, kërkohej në Itali për trafik lëndësh narkotike

TIRANË, 30 janar/ATSH/ – Policia e Fierit ka ndaluar një person të shpallur në kërkim në Itali.

Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Asllan Fata, 41 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Milanos/Itali, me vendimin e datës 11.09.2007 ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.