BRUKSEL – BE-ja bllokon përpjekjet e May për të rinegociuar Brexit

BRUKSEL, 30 janar /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian ka bllokuar menjëherë përpjekjet e kryeministres britanike, Theresa May, mbështetur nga Parlamenti, për të rifilluar negociatat mbi marrëveshjen e ndarjes.

Të 27 partnerët e Britanisë së Madhe në BE ripërsërisin pozicionimin e tyre: as që nuk bëhet fjalë për të rihapur bisedimet mbi marrëveshjen e tërheqjes.

Zëdhënësi i presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, me të cilin May do të takohet sot, ripërsëriti këtë vendosmëri menjëherë pas votës së Parlamentit britanik në favor të negociatave të reja.

Ky kundërshtim i rinegocimit mbështetet edhe nga dy fuqitë e BE-së, Franca dhe Gjermania. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.