UKRAINË – Poroshenko shpall kandidaturën për një mandat të dytë presidencial

KIEV, 29 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko shpalli kandidaturën e tij për të fituar një mandat të dytë gjatë presidencialeve të 31 marsit, me premtimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe NATO-n.

”Ndjenja e një përgjegjësie të madhe kundrejt vendit tim dhe bashkëkombasve më motivoi për të shpallur edhe një herë kandidaturën time për postin e presidentit të Ukrainës’’, deklaroi Poroshenko.

Ai u zgjodh në vitin 2014 pas një revolte properëndimore./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.