Agjencia Telegrafike Shqiptare

SOFT NEWS – 70 kilometra gardh për… derrat!

KOPENHAGË, 29 janar /ATSH-ANSA/ – Danimarka ka filluar të ndërtojë një gardh prej 70 kilometrash përgjatë kufirit të saj për të penguar derrat e egër që hyjnë në vend, nga Gjermania, në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e gripit të derrit në fermat e vendit.

Puna filloi sot në Padborg, një qytet 220 kilometra në jugperëndim të Kopenhagës. Një  gardh prej 1,5 metrash, që do të kushtojë rreth katër milionë euro, u autorizua nga parlamenti danez qershorin e kaluar.

Qeveria kishte paralajmëruar se eksportet e mishit jashtë BE vlerësohen në 1,4 miliardë euro në vit dhe ajo dëshiron të ruajë shifrat e eksportit nga gripi i derrit./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version