Agjencia Telegrafike Shqiptare

Programet e BE-së, ditë informimi me të rinjtë e Progradecit

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Të rinjtë e Pogradecit u informuan sot mbi mundësitë për të përfituar nga programet e Bashkimit Europian në arsim.

Njësia e Integrimit të BE-së në Bashkinë Pogradec në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, organizatën “Përtej Barrierave”, si dhe përfaqësues të dy programeve “Erasmus+ Youth in Action” si dhe “European Solidarity Corps”, organizuan një ditë informuese për të rinjtë.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte t’u ofronte rinjve një mundësi për t’u informuar mbi oportunitetet e trajnimit dhe edukimit që ofron programi “Erasmus+ Youth in Action” dhe programi ‘European Solidarity Corps’.

Po ashtu, ata u informuan mbi mundësitë që kanë për t’u bërë pjesë e këtyre aktiviteteve dhe aftësitë që do të marrin përmes tyre. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version