KINË – Pekini synon të lehtësojë rregulloren për investimet e huaja

PEKIN, 29 janar /ATSH-AFP/ – Kina synon të zbusë rregullat që inkuadrojnë investimet e huaja në territorin e saj në versionin e ri të një projektligji, sipas informacioneve të publikuara sot nga një agjenci kineze shtetërore, në një çast që Pekini kërkon t’i japë një përgjigje kësaj çështje kyçe në konfliktin tregtar me SHBA-në.

“Nëse kjo rregullore miratohet, investitorët e huaj do të trajtoheshin gati njësoj me rivalët e tyre kinezë dhe pushteti lokal nuk do të ketë mundësinë që të kufizojë aksesin e kompanive të huaja në tregjet e brendshme vetëm në raste të veçanta dhe me motivin e interesit të përgjithshëm”, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua.

Njëkohësisht, pushtetet lokale nuk do të kenë gjithashtu mundësinë që të konfiskojnë pasuritë e huaja pa kaluar nga procedurat juridike. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.