JAPONI – Probleme me eksportet drejt BE për shkak të gripit të derrit

TOKIO, 29 janar /ATSH-DPA/ – Shpërthimi i gripit të derrit në Japoni do të shkaktojë vonesa të mëtejshme në eksportet drejt Bashkimit Europian, pavarësisht nga një marrëveshje e tregtisë së lirë me bllokun që hyn në fuqi këtë javë, njoftoi sot qeveria japoneze.

Më shumë se 100 ushtarë u dërguan për të ndihmuar në therjen mijëra derrave në Japoninë Qendrore, pas konfirmimit të shpërthimi të kësaj sëmundjeje.

Qeveria raportoi rastin e shtatë të gripit që nga shtatori.

Japonia prej kohësh nuk ishte prekur nga virusi i njohur gjithashtu si ”kolera e derrave”, që nga viti 1992.

”Marrëveshja e Partneritetit Ekonomik (EPA) midis BE-së dhe Japonisë hyn në fuqi të premten, por Tokio ka pezulluar dërgesat e mishit të derrit dhe pulave për shkak të shpërthimit të gripit të derrave’’, tha ministri japonez i Bujqësisë, Takamori Yoshikawa./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.