BRUKSEL, 29 janar /ATSH-AFP/ – BE miratoi sot importin e sojës amerikane për prodhimin e biokarburanteve, në përpjekje për të konsoliduar në këtë mënyrë armëpushimin e brishtë tregtar të arritur verën e kaluar me presidentin Donald Trump.
Korrikun e kaluar, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ia arriti të zbusë konfliktin tregtar që kishte vënë përballë njërit-tjetrit BE-SHBA, duke i premtuar Donald Trump për të rritur importet e sojës amerikane në Union.
Të martën, Komisioni Europian arriti në përfundimin se soja amerikane përmbushte kërkesat teknike të zbatueshme tek biokarburantet në BE.
Ky autorizim do të jetë i vlefshëm deri në korrikun e 2021-it.
SHBA-ja është ndërkohë furnizuesi numër një i sojës në Europë, që shërben si ushqim për njerëzit dhe kafshët./ /v.b/ a.jor.