Zyrtare/ “Tirana” prezanton mbrojtësin e ri, Jurgen Goxah

TIRANË, 28 janar/ATSH- A. Fortuzi/- “Tirana” ka arritur marrëveshjen dhe ka prezantuar mbrojtësin e ri të saj. Bëhet fjalë për Jurgen Goxhan, i cili vjen nga kategoria e parë. Goxha, 26-vjeç vjen nga “Erzeni”. Ai luan në pozicionin e mbrojtësit dhe prej disa ditësh ka qenë nën urdhrat e trajnerit Ardian Mema, që ka testuar futbollistin, i cili ka dhënë sinjale të mira edhe në kategorinë e parë, kur luante me “Erzenin”.

Goxha, bënë të ditur “Tirana”, ka firmosur një kontratë për një vit e gjysmë. Ai vlerësohet si një alternativë më shumë në duart e teknikut Mema për fazën finale të sezonit, ku “Tirana” është e impenjuar në të dyja objektivat, Kupën e Republikës dhe kampionat mbi të gjitha. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.