VENEZUELË – Takim urgjent i Grupit të Limës në OTAVA më 4 shkurt

OTAVA, 28 janar /ATSH-AFP/ – Kanadaja do të presë më 4 shkurt në Otava një takim urgjent i Grupit të Limës për krizën në Venezuelë, njoftoi sot për median ministrja e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland.

”Shumica e anëtarëve të Grupit të Limës i përbërë nga Kanadaja dhe dhjetëra shtete të Amerikës Latine i kërkuan presidentit venezuelian, Nicolas Maduro të heqë dorë nga pushteti dhe takimi i së hënës së ardhshme synon të diskutojë masat që ne duhet të marrim për të mbështetur popullin venezuelian’’, njoftoi shefja e diplomacisë kanadeze./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.