Spahia: Gjendje skandaloze në Urgjencën e Tiranës, mungojnë ilaçet

TIRANË, 28 janar /ATSH – I. Vata/ – Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia e konsideron gjendjen në Urgjencën e Tiranës skandaloze, ku sipas tij nuk ka ilaçe dhe shtretërit janë me pleshta.

Deputeti Spahia i referohet deklaratës së një infermieri që thotë se mungojnë ilaçet.

“Në QSUT nuk ka ilaçe, mungojnë shumë prej tyre. Autoambulanca nuk funksionon. Mungon oksigjeni, ilaçet e ndihmës së parë”, tregon infermieri i turnit.

Deputeti Spahia thotë se rrëfimi i infermierit është kurajoz, edhe pse, sipas tij, ka marrë dy vërejtje e kërcënime për largim nga puna.

“Për shkak të denoncimeve të mëparshme të kësaj situate skandaloze vazhdon të flasë me shpresën se diçka do të ndryshojë, se puna fisnike që ai e kolegët e tij bëjnë çdo ditë për të shpëtuar jetë, të mos jetë një mision mbijetese profesionalisht së pari, për shkak të mungesave, që nga ilaçet bazike për ndërhyrjen e shpejtë”, shprehet Spahia. /j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.