Reshjet e borës, qarkullim normal në rrugët nacionale

TIRANË, 28 janar /ATSH – I. Vata/ – Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaron se rrugët nacionale të vendit janë të hapura dhe qarkullimi kryhet normalisht ndonëse intensiteti i borës ka qenë i lartë.

Si pasojë e motit të keq, ARRSH njofton akset ku kalimi bëhet me zinxhirë, në Veri dhe në Jug të vendit.

“Në Rajonin Verior qarkullimi bëhet me zinxhirë vetëm në: Zall Dardhë-Reç-Draj Reç, Kryqëzim-Domaj-Draj Reç, Ura e Cerenecit-Steblevë 20 km e fundit, Trebisht-Doganë”, shpjegon ARRSH.

Po ashtu, ARRSH jep detaje për rrugët nacionale të vendit që janë të hapura dhe qarkullimi kryhet normalisht. Ndërsa në rajonin jugor qarkullimi bëhet me zinxhirë vetëm në aksin: Boboshticë-Dardhë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.