Agjencia Telegrafike Shqiptare

PARIS – Zjarri përfshin një radio të njohur publike

PARIS, 28 janar /ATSH-ANSA/ – Një zjarr ka shkatërruar dje në mbrëmje radiostacionin e njohur publik francez ”France Bleu Isere” në Grenoblë, në juglindje të vendit.

‘’Nuk ka dëmtime serioze nga ky veprim, por dyshohet si veprim keqdashës’’, theksojnë burime pranë policisë.

”Dera e radios ishte shqyer”, shpjegon një gazetar i cili këtë mëngjes në orën 04:00 duhej të transmetonte buletinin e parë.

Drejtuesit e ”France Bleu Isere” pohuan se radioja nuk kishte marrë ndonjë kërcënim gjatë këtyre ditëve./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version