FRANCË – Macron së shpejti në vizitë zyrtare në Poloni

PARIS, 28 janar /ATSH-AFP/  – Presidenti francez, Emmanuel Macron do të kryejë së shpejti një vizitë në Poloni, njoftoi Nathalie Loiseau, ministrja franceze e Çështjeve Europiane, e cila ndodhet në Varshavë për të përgatitur këtë vizitë me homologun polak, Konrad Szymanski.

‘’Ne dëshirojmë që marrëdhëniet tona të jenë të mira, ne kërkojmë të vijojmë dialogun. Presidenti Macron do të vizitojë Poloninë në muajt e ardhshëm, në një datë që pritet për t’u përcaktuar’’, bëri të ditur ajo në një intervistë të publikuar sot nga e përditshmja polake ‘’Polska The Times’’./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.