Tiranë-Durrës/ Hapet rruga, qarkullimi i mjeteve me 2 korsi

Përfundon vendosja e barrierës mbrojtëse, në autostradën Tiranë-Durrës

TIRANË, 27 janar /ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se, sot në orën 17:30 hapet rruga dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me 2 korsi në drejtim të Tiranës, ndërsa ka përfunduar vendosja e barrierës mbrojtëse, në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas ARRSH, nesër datë 27.01.2019 në orën 8:00 vijon puna për vendosjen e barrierave mbrojtëse tek City Park km 8.6 në Autostradën Tiranë-Durrës dhe kalimi i mjeteve në drejtim të Tiranës do të jetë përsëri me një korsi në këtë pikë të rrugës.

ARRSH ka bërë me dije se është hartuar një plan operacional për devijimin e trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. Kjo ndërhyrje vjen vetëm pak ditë pas përfundimit të punimeve afër kthesës së Rinasit, të cilat u kryen për të njëjtën arsye, shmangien e përmbytjeve.

e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.