Maduro negocion për të hapur ”zona interesi” SHBA-Venezuelë

KARAKAS, 27 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro njoftoi të shtunën nisjen e negociatave me SHBA-në për të hapur ‘’zona interesi’’ në çdo shtet, për të mbajtur një nivel minimal të marrëdhënieve pas ndërprerjes së lidhjeve diplomatike.

Lideri socialist e bëri këtë njoftim ndërsa po skadonte afati 72 orësh që i kishte dhënë personelit të ambasadës amerikane për t’u larguar nga vendi.

‘’Ai vendosi të nisë negociatat për ngritjen brenda një afati 30 ditor të një zone interesi mes qeverisë së SHBA-së dhe asaj të Venezuelës’’, deklaroi kreu i shtetit gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion.

Zona e interesit korrespondon me nivelin minimal të marrëdhënieve mes dy shteteve. Kuba dhe SHBA-ja mbajtën këtë lloj përfaqësimi deri në rihapjen në korrikun e 2015 të ambasadave të tyre respektive./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.