Çështja ”Huawei” – Trudeau shkarkon ambasadorin e Kanadasë në Kinë

OTAVA, 27 janar /ATSH- AFP/ – Kryeministri kanadez,  Justin Trudeau njoftoi të shtunën shkarkimin e ambasadorit të Kanadasë në Kinë, John McCallum, disa ditë pas komenteve të diskutueshme të tij mbi kërkesën amerikane për ekstradimin e kryefinancieres së ”Huawei”.

‘’Dje në mbrëmje i kërkova John McCallum për të më paraqitur dorëheqjen nga posti i ambasadorit të Kanadasë në Kinë dhe unë e pranova’’, bëri të ditur me anë të një komunikate Trudeau.

Meng Wanzhou, vajza e themeluesit të ‘’Huawei’’ u arrestua më 1 dhjetor në Vankuver me kërkesë të drejtësisë amerikane, e cila e akuzon atë për shmangien e sanksioneve amerikane ndaj Iranit. Ndalimi i saj shkaktoi një krizë të paprecedentë diplomatike mes Pekinit dhe Otavës./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.